Reagon zyra e presidentit: Nga viti 2008, të gjithë presidentët kanë paguar për fusha sportive

Aktuale

Reagon zyra e presidentit: Nga viti 2008, të gjithë presidentët kanë paguar për fusha sportive

Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:58
Hashim Thaçi

Zyra e Presidentit të Kosovës, ka reaguar lidhur me raportimet e fundit, rreth një kontrate të nënshkruar me Qendrën Sportive “Learti” në Prishtinë për huazimin e fushës sportive për të luajtur futboll.

Kontrata ka vlerë të përgjithshme prej 950 eurove, që i bie se Zyra e Presidentit Thaçi do t’i paguajë rreth 160 euro në muaj Qendrës Sportive “Learti” .

Zyra e Presidentit të Kosovës në reagimin e tyre ka thënë se ka pasur kontrata me fusha të ndryshme sportive që 10 vjet.

Sipas presidencës, që kur Kosova e kishte shpallur pavarësinë e saj, të gjithë presidentët e Kosovës kishin paguar hapësira të ndryshme sportive për personelin e tyre.

“Prej vitit 2008, pavarësisht se kush ka qenë president i vendit, Presidenca si institucion, sikurse edhe shumica e institucioneve të tjera, në vazhdimësi kanë pasur dhe kanë kontrata për shfrytëzimin e hapësirave të ndryshme sportive”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Edhe më herët edhe raportuar se institucione të ndryshme në Kosovë në vazhdimësi kanë paguar salla sportive për stafin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat