Lëvizja Vetëvendosje regjistrohet në Shqipëri, ja kush zgjidhet kryetar

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje regjistrohet në Shqipëri, ja kush zgjidhet kryetar

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:58
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht do ta ketë qendrën e saj në Shqipëri.

Bojken Abazi nga kjo parti ka bërë të ditur se Vetëvendosje me datën 11 mars 2019 ka dorëzuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentacionin dhe kërkesën për regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri”.

“Qendra do të punojë në rritjen e vetëdijes se bashkimi kombëtar dhe integrimi i Shqipërisë, dhe më gjerë i shqiptarëve, në strukturat Euro-Atlantike (si Bashkimi Evropian dhe NATO) janë procese që duhen realizuar paralelisht dhe e plotësojnë njëri-tjetrin. Ajo ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe aktivizmit qytetar në Republikën e Shqipërisë mbi problematikat e shqiptarëve që jetojnë në treva autoktone shqiptare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe anasjelltas” ka shkruar Abazi.

Ky i fundit do të jetë drejtor ekzekutiv në këtë institucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat