Ambasadori amerikan ka një mesazh në Ditën e Kushtetutës

Aktuale

Ambasadori amerikan ka një mesazh në Ditën e Kushtetutës

Më: 9 prill 2019 Në ora: 10:48
Philip Kosnett

Kushtetuta e Kosovës sot ka mbushur 11 vjet që nga miratimi i saj.

Urimeve të liderëve të Kosovës i është bashkangjitur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Ai në Twitter ka zgjedhur një citat nga Kushtetuta në të cilën zotohet se e ardhmja e Kosovës do të ndërtohet në atë mënyrë që të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj.

“Më 2008 Kosova ka miratuar Kushtetutën e saj, në të cilën  thuhet se njerëzit janë “ të vendosur të ndërtojnë të ardhmen e Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj”. Sot ne urojmë të gjithë ata që punojnë për të kthyer këto fjalë në realitet”, ka shkruar Kosnett.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat