Atifete Jahjaga përzgjidhet në listën e 100 personave më të nderuar në botë për vitin 2019

Aktuale

Atifete Jahjaga përzgjidhet në listën e 100 personave më të nderuar në botë për vitin 2019

Nga: Bota Sot Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:42
Lista e publikuar nga Reputacioni Poll International

Ish presidentja e republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është përzgjedhur në listën e 100 personave më të nderuar në botë për vitin 2019.

Jahjaga në këtë listë të publikuar nga firma udhëheqëse e konsulencës për menaxhimin e reputacionit, Reputacioni Poll International ka renditur atë si personi i tetë.

Kjo listë përmban personalitete të shquara nga të gjithë fushat, si politika, feja, arsimi, filantropia, biznesi etj. Në këtë listë përshihen persona nga 44 shtet të gjithë botes.

Personi më i vjetër në këtë listë është mbretëresha e njohur Elizabeta II, 92, ndërsa më e reja është Malala  e cila është 21 vjeçare./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat