Haxhiu-Hajdar Beqajt: Je shumë qesharak për të të marrë seriozisht

Aktuale

Haxhiu-Hajdar Beqajt: Je shumë qesharak për të të marrë seriozisht

Më: 11 prill 2019 Në ora: 17:21
Albulena Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa duke iu drejtuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhajt, ka akuzuar këtë parti për presionet që sipas tij, i janë bërë kryetarit të Prishtinës, e deputetit të dikurshëm të VV-së, Shpend Ahmetit.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme për migrimet e qytetarëve të Kosovës, Beqaj ka akuzuar VV-në, për pazare e presione drejtuar kryetarit të komunës.

Beqaj: Si rezultat i presioneve, ju ka ikur kryetari me 12 deputetë

“Ju që po vajtoni me qenë ne e bëjmë mrekulli. Ju kemi pa presionet që ju keni bërë kryetarit të kaluar në Prishtinë, ju kemi parë pazaret që i keni bërë pa kryetarin e ndoshta edhe pa kryetarin në Prishtinë. Ju kemi parë punësimet e paligjshme diku rreth 400 në Prishtinë dhe si pasojë apo rezultat i atyre ju ka ikur kryetari me 12 deputetë edhe ju nuk di qysh folni për të menaxhuar shtetin kur nuk mund të menaxhoni një parti”, tha ai.

Të tilla presione, sipas tij po i bëhen edhe kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës.

Beqaj: Gati çdo ditë kryetari i Prizrenit lyp dorëheqje

“Gati çdo ditë kryetari i Prizrenit, i cili është nga Lëvizja Vetëvendosje, lyp dorëheqje nga presionet që bëni ju dhe nga pazaret që i bëni ju në Prishtinë për Prizrenin, sepse mendoni që tash Prizreni është i Vetëvendosjes, por Prizreni është i qytetarëve të Prizrenit, është i Republikës së Kosovës, është i Kosovës”, ka përfunduar ai.

I shkurtër ishte reagimi i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në lidhje me këto akuza.

Haxhiu: Je shumë qesharak për të të marrë seriozisht

Zoti nënkryetar Hajdar Beqaj, je shumë qesharak për të të marrë seriozisht, prandaj nuk do të merrem me të”, ka thënë Haxhiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat