Haradinaj emëron Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

Aktuale

Haradinaj emëron Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

Nga: Z.B Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:14
Ramush Haradinaj dhe Adriana Hoxhiq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka emëruar Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Ardiana Hoxhiq e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës

Postimi i plotë:

Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është i njohur gjerësisht kontributi i saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat