Ministri Bytyqi ju bashkohet sfidës “Mbjellë një pemë”, ja kë ka sfiduar ai

Aktuale

Ministri Bytyqi ju bashkohet sfidës “Mbjellë një pemë”, ja kë ka sfiduar ai

Nga: Z.B Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:33
Foto

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi,ju ka bashkuar thirrjes sfidën “Mbjellë një pemë”, dhe ka sfiduar Boris Scharloëski nga GIZ, ministrin Endrit Shala, rektorin Marjan Dema, kryesuesin e Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, Besim Avdimetaj dhe gazetaren Jeta Xharra, përcjell “Bota sot”.

Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, Për të shtuar gjelbërimin në vendin tonë, në kuadër të nismës për mbjelljen e pemëve, sot me kënaqësi pranova sfidën për mbjelljen e një fidani në oborrin e Kopshtit të fëmijëve “Ardhmëria”.

Ai ka sfiduar, Boris Scharloëski nga GIZ, ministrin Endrit Shala, rektorin Marjan Dema, kryesuesin e Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, Besim Avdimetaj dhe gazetaren Jeta Xharra.

Postimi i plotë:

Për të shtuar gjelbërimin në vendin tonë, në kuadër të nismës për mbjelljen e pemëve, sot me kënaqësi pranova sfidën për mbjelljen e një fidani në oborrin e Kopshtit të fëmijëve “Ardhmëria”, në Prishtinë, në të cilën janë të sistemuar një numër i madh i fëmijëve.

Shfrytëzova rastin që të vizitoj ambientet e këtij kopshti, ku pash kushtet në të cilat fëmijët kalojnë një pjesë të madhe të ditës.

Për të vazhduar sfidën “Mbjellë një pemë” tani sfidoj Boris Scharloëski nga GIZ, ministrin Endrit Shala, rektorin Marjan Dema, kryesuesin e Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, Besim Avdimetaj dhe gazetaren Jeta Xharra.

#PlantaTreeChallengeKosovo
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat