Daut Haradinaj i reagon Albin Kurtit për patriotizëm: Shumë po kritikon, por..

Aktuale

Daut Haradinaj i reagon Albin Kurtit për patriotizëm: Shumë po kritikon, por..

Nga: H.O. Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:21
Daut Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj gjatë fjalimit të tij në Kuvend I është drejtuar më disa fjalë deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

“Miku im Albin shumë po kritikon po thotë që po mshefen patriotizmat kur ka kriza, nuk është ashtu, unë kom protestu për me shkarku Jabllanoviqin me javë e me muaj, ndërsa sot është deshtë me ja dërgu një sms ministrit me i thënë shko në shtëpi se e ke fy popullin, bile unë mendoj që ju këtu sot është mirë me e nxjerrë një rezolutë me të cilën sanksionohet fyerja e luftës sonë për liri, me u çu sot me propozu ne ju votojmë për”, ka thënë Haradinaj.

Fjalimin e tij më pas e ka publikuar në Facebook.

Postimi i plotë:

Ka kalu koha kur qeveritë janë sjellë për dikend nënë për dikend njerkë. Regjioni i Dukagjinit ka me pasë autostradën e vet edhe lirisht mundem me i përgëzu se kjo ka mu bë, edhe qeveritë tjera kur vijnë kurdo dhe kushdo le t’i gëzohen këtij projekti se pa infrastrukturë nuk ka zhvillim ekonomik, harroni që vjen dikush me investu në atë regjion pa ja kriju kushtet.

I keni Alpet tona për të cilat mburremi, Bjeshkët e Nemuna, vendet turistike vendet atraktive që në të ardhmën mund të jenë pista skijimi, është “Borea” në ndërtim e sipër, si paska me qenë ajo potencial për zhvillim ekonomik kur ne e dijmë shumë mirë që pa infrastrukturë nuk të vjen askush.

Miku im Albin shumë po kritikon po thotë që po mshefen patriotizmat kur ka kriza, nuk është ashtu, unë kom protestu për me shkarku Jabllanoviqin me javë e me muaj, ndërsa sot është deshtë me ja dërgu një sms ministrit me i thënë shko në shtëpi se e ke fy popullin, bile unë mendoj që ju këtu sot është mirë me e nxjerrë një rezolutë me të cilën sanksionohet fyerja e luftës sonë për liri, me u çu sot me propozu ne ju votojmë për.

Falemnderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat