Gani Geci zbulon detaje nga atentati i vitit 2001 ndaj presidentit Rugova, ja kush e mbrojti me trupat e tyre

Aktuale

Gani Geci zbulon detaje nga atentati i vitit 2001 ndaj presidentit Rugova, ja kush e mbrojti me trupat e tyre

Nga: N.H Më: 13 prill 2019 Në ora: 22:29
Presidenti Rugova dhe dy vëllezërit Geci, Bashkimi dhe Esati.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar një ngjarje të padëgjuar më parë për ish-presidentin Rugova.

Geci thotë se në vitin 2001 në Klinë disa persona kishin bllokuar rrugën me disa kamion, ndërsa edhe një bombë ishte hedhur afër vendit ku presidenti Rugova mbante fjalim.

Ish-deputeti, ka publikuar edhe një fotografi ku shihen dy vëllezërit Geci, Bashkimi dhe Esati, që me trupat e tyre mbronin presidentin Rugova.

“Kjo është një foto e vitit 2001 në komunën e Klinës, kur Bashkim Geci dhe Esat Geci me trupat e tyre mbronin presidentin Rugova. Kriminelët në rrugë kishin hedhur dy kamion me zall, gjithashtu në afërsi të bines disa kriminelë e kishin hedhur një bombë, presidenti edhe pse nën kërcënime e mbajti fjalimin dhe u fituan zgjedhjet”, ka shkruar Geci në llogarinë e tij në Facebook, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat