Tahiri: Veseli do të jetë kanidadat për kryeministër - Bota Sot
Tahiri: Veseli do të jetë kanidadat për kryeministër

Aktuale

Tahiri: Veseli do të jetë kanidadat për kryeministër

Më: 15 prill 2019 Në ora: 18:43
Tahiri dhe Veseli

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për përleshjen në degën e PDK-së në Skenderaj.

Sipas Tahirit ky rast ka qenë i izoluar dhe kanë qenë vetëm konfrontime me fjalë.

“Nuk kemi të bëjmë me dëmtim të procesit zgjedhor, këto incidente të vogla nuk mund ta dëmtojnë këtë proces i cili ka qenë fer dhe demokratik. PDK shpejt do ta organizoj konventën”, ka theksuar Tahiri.

Tahiri po ashtu është shprehur i sigurt se Kadri Veseli, do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

“Padyshim, Kadri Veseli, 100 përqind Kadri Veseli”, ka thënë shkurt Tahiri për T7.

Në degën e Partinë Demokratike të Kosovës, të dielën është raportuar për përplasje midis grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut që e mbështet kryetarin e komunës, Bekim Jashari. Po ashtu Tahiri do të flasë edhe për qëndrueshmërinë e koalicionit me AAK dhe Nismën Social Demokrate dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...