Shtabi i Rognerit që krijoi SHIK-un, strukturë mafioze e politikanëve që duhet të përgjigjen për vrasje!

Aktuale

Shtabi i Rognerit që krijoi SHIK-un, strukturë mafioze e politikanëve që duhet të përgjigjen për vrasje!

Nga: N.Sh Më: 16 prill 2019 Në ora: 08:30
Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi

Struktura e politikanëve të cilët vinë nga Drejtoria politike e Shtabit të Rognerit dhe që krijuar SHIK-un nuk durojnë kundërshtime dhe mendime të tjera.

Kështu thotë, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, i cili thekson se, këta mund të durojnë vetëm ata njerëz të cilët reflektonin bindjen e tyre personale si në pasqyrë, ndërsa të tjerët i përvëlonte në mënyrë të pashpirtë.

Islami, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, thekson se, këta duhet të demaskohen njëherë e përgjithmonë për punën e tyre, të cilën e quan të ndyrë.

“Të përgjigjen për shumë vrasje të ndodhura pas luftës të na informojnë kush i vrau dhe për çka u vranë sepse këta po thonë se ishin këtu të na mbronin e pas luftës janë bërë vrasje politike dhe është e pamundur të mos dihen autorët”, shkruan Islami transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Image
Gazmend Islami

Protesta kundër politikanëve mafioz!!!

Kjo strukturë mafioze e politikanëve, që vinë nga Drejtoria politike e shtabit të Rognerit nuk duron kundërshtime, këta që krijuan SHIK-un nuk durojnë mendime të tjera, nuk durojnë që dikush ti bënë hije e pastaj ta kundërshtojnë.

Këta mund të durojnë vetëm ata njerëz, të cilët reflektonin bindjet e tyre personale si në pasqyrë, kurse të tjerët ky shërbim i përvëlonte mënyrë të pa shpirt, kundërshtarët politik por edhe ata që laroheshin nga parimet e tyre tmerrshme i ndiqnin sikur lepujt derisa arrin qëllimin e vet të largimit apo internimit të tyre.

Këta maskara që duhet të demaskohen njëherë e përgjithmonë për punën e tyre të ndyrë, të thirrën nga komisioni për hetime sepse këta duhet të raportojnë njëherë se ku i lan dosjet kë e ndiqen, kë e servijuan të gjitha këto duhet të dihen dhe fundja këta duhet të sillen edhe para gjykatës për punën e tyre.

Të përgjigjen për shumë vrasje të ndodhura pas luftës të na informojnë kush i vrau dhe për çka u vranë sepse këta po thonë se ishin këtu të na mbronin e pas luftës janë bërë vrasje politike dhe është e pamundur të mos dihen autorët.

Tensionet po rritën në Kosovë për çdo ditë dhe pothuajse është bërë i padurueshëm, komplotistët kanë filluar të egërsohen sepse nuk kanë çfarë të humbin më shumë sesa jetën e tyre e cila duhet të jetë e lidhur me burgun, këta sot po jetojnë me një rrezik, jetojnë me frikën e kolegëve të tyre se mos ju ka shpëtuar ndonjë fjalë për sekretin që kanë tash e 20 vite dhe cili mund të jetë ai sekret.

Tash shihet se ata te gjithë sot dridhen të pasigurt edhe pse në pamje të jashtme buzëqeshin dhe shihen sikur mbi supet e tyre nuk kanë asgjë, por pesha e rëndë shqetësuese po i përcjellë këta që nuk do të mund të shpëtojnë përkundër asaj që janë veshur me petkun e deputetit.

Sa më shpejt që mobilizohemi kundër këtij pushteti, aq më mirë shpëtohet shteti i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat