Abazi: Lidershipi i PDK-së është mbeturinë, llum i partisë komuniste dhe nëntokës

Aktuale

Abazi: Lidershipi i PDK-së është mbeturinë, llum i partisë komuniste dhe nëntokës

Nga: N.Sh Më: 16 prill 2019 Në ora: 11:57
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi, thotë se, thotë se, për me pa dritë Kosova dhe qe të ndodh siç e quan ai, rënia përfundimtare e gardhit me Shqipërinë, parakusht është largimi i PDK-së dhe satelitet nga pushteti.

Abazi thekson se, nëse gardhi me Shqipërinë është mbeturinë e gabimeve të fuqive të mëdha, atëherë lidershipi i PDK-së është mbeturinë dhe llum i partisë komuniste dhe nëntokës së tyre.

“Me pa dritë Kosova dhe që të ndodhë rënia përfundimtare e gardhit me Shqipërinë, parakusht është largimi i PDK dhe satelitet tezarak nga pushteti. Nëse gardhi me Shqipërinë është mbeturinë e gabimeve të fuqive të mëdha ashtu siç ishte muri i Berlinit dikur, lidershipi i PDK është mbeturinë e llum i partisë komuniste dhe nëntokës së tyre që e mbajnë gardhin gjallë për me pasë kuptim ekzistenca e tyre”, shkruan Haki Abazi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat