“Në Berlin dështoi Rama, Thaçi dhe Vuçiç”. Edita Tahiri përplaset me Dudushin dhe Pezën - Bota Sot
“Në Berlin dështoi Rama, Thaçi dhe Vuçiç”. Edita Tahiri përplaset me Dudushin dhe Pezën

Aktuale

“Në Berlin dështoi Rama, Thaçi dhe Vuçiç”. Edita Tahiri përplaset me Dudushin dhe Pezën

Më: 29 prill 2019 Në ora: 23:57
Edita Tahiri

Edita Tahiri, ish-zv/kryeministrja e Kosovës, deklaroi në emisionin Open se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë dështuar në Berlin, pasi, sipas saj, është rrëzuar përfundimisht ideja e ndryshimit të kufijve.

Tahiri ka replikuar edhe me Alban Dudushin, i cili e pyeti se çfarë bëri ajo për 7 vjet si kryenegociatore.

“Je bërë nervoz se ka dështuar kryeministri yt”, tha Tahiri.

Pas kësaj, ka reaguar Dudushi i cili u përgjigj: “Kam kaluar 6 kryeministra unë, do i kaloj edhe disa të tjerë”.

Më pas, Edita Tahiri deklaroi se kryeministri Rama nuk e ka mbrojtur dot Kosovën gjatë vizitës në Beograd, kur Vuçiç dhe Thaçi i paraqitën për herë të parë planin për ndryshimin e kufijve.

Alfred Peza u përgjigj duke thënë se Rama gjithmonë publikisht ka mbështetur dialogun dhe marrëveshjen që do të arrijnë dy shtetet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...