Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka zbuluar arsyen se pse kryeministri Haradinaj do të duhej ta refuzonte shkuarjen në Berlin.
Ai përmes profilit të tij, thotë se mos shkuarja në Berlin e Haradinajt do të ishte shumë më mirë, edhe për të, po edhe për Kosovën.
Ja shkrimi i Zekës:
Pse Haradinaj nuk do duhej te ishte ne Berlin?!
Kryeministri i vendit ka nje dhe vetem nje qendrim ne raport me Serbine, me dialogun, me Mogerinin, e sidomos per taxen 100 perqind.
Te gjithe e njohin kete qendrim, ashtu sikurse qe te gjithe e njohin qendrimin e Thaçit dhe Veselit, te cilet nderkombetareve ju thone se duhet te hiqet taxa, ndersa opinionit vendor i thone se mire eshte qe nuk po heqet taxa.
Te njejtin qendrim me dy biga e mbajti Thaçi ne Berlin. Tjeter gje i deklaronte Merkelit dhe presidentit francez, krejte diçka tjeter deklaronte perpara gazetareve. Brenda fliste si president, ndersa perpara gazetareve fliste si kryetar i PDK se.
Nje fjale e urte popullore thote: Dy bostana (shalqinje) nuk mbahen me nje dore. Thaçi po e provon nje gje te tille qe dy vite. Mirepo kryeministri Haradinaj po ta refuzonte shkuarjen e tije ne Berlin, besoje qe do te ishte shume me mire, edhe per te, po edhe per Kosoven.
Thenjet e gazetave boterore se me lehte eshte me binde Kosoven dhe Serbine, se sa Thaçin e Haradinajne, nuk i bejne ndere vendit tone.