Quni tregon se si e evitoi Nasim Haradinaj një incident mes tij dhe Jakup Krasniqit në Papaj

Aktuale

Quni tregon se si e evitoi Nasim Haradinaj një incident mes tij dhe Jakup Krasniqit në Papaj

Më: 3 maj 2019 Në ora: 00:26
Anton Quni

Anton Quni, deputet i LDK’së sonte në ‘RTV Dukagjini’ ka rrëfyer një rast kur Nasim Haradinaj në Betejën e Koshares kishte organizuar një takim me disa eprorë. Aty ishte edhe Jakup Krasniqi.

Quni tregon se si Haradinaj kishte parandaluar një incident mes Qunit dhe Krasniqit për shkak të shenjës në dorë.

‘’Pas një kohe, Nasim Haradinaj e kishte organizuar një takim në qendrën në Papaj, në mes të Rrustem Berishës, Sali Çekut, Agim Ramadanit dhe meje, me Jakup Krasniqin. Si i deleguar dhe i organizuar nga Shtabi i Përgjithshëm që të bisedojë me ne. Unë në njërin krah e kam pasë emblemën e njësisë, dmth të forcave… Në një moment, Jakupi ka shiku, dmth me siguri ka mendu mos është kjo shenja e FARK’ut. Nasimi aty për aty ia shpjegon: Jakup, kjo është shenja e njësisë dhe rri pa brenga. Kurse në krahun tjetër, ishte shenja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aty e kemi zhvillu një bisedë shumë konstruktive. Nga kjo bisedë nuk është kërkuar nga ne që duhet të heqim dorë nga përgjegjësitë që i kemi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe që duhet t’i nënshtrohemi një përgjegjësie ndaj Shtabit të Përgjithshëm’’, ka thënë Quni.

Tutje ai sqaron se Nasim Haradinaj ishte ndërmjetësues i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.

‘’Njeriun më të afërt në atë lokacion, ku ne vepronim, që ne e njohnim.Me të cilin ne kemi pasë raporte, kemi pasë biseda, natyrisht që nganjëherë kemi pasë edhe keqkuptime… ka qenë Nasim Haradinaj. Duke ditë dikush më pak dikush më shumë angazhimin e familjarëve të tij, ka qenë shumë e natyrishme që të zhvillojmë raporte e relacione.Disa parti politike janë rreshtuar me ministrinë e mbrojtjes, kurse disa të tjera kryesishr në hiearkinë e shtabit të Përgjithshëm. Kjo çështje është diskutuar edhe me të ndjerin Sali Çekajn’’, tha Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat