Mediumi rus bën propagandë kundër Kosovës dhe shpërndan “Fake News” në Ballkan

Aktuale

Mediumi rus bën propagandë kundër Kosovës dhe shpërndan “Fake News” në Ballkan

Më: 5 maj 2019 Në ora: 09:44
Mediumi rus

Organizata nga Bosnja dhe Hercegovina, ‘Raskrinkavanje’ do ta lansoj një raport mbi mediat që shpërndajnë ‘Fake News’ në Ballkan. 

Nga ky raport janë publikuar disa të dhëna. Sipas asaj që shkruhet mediumi ‘Sputnik Srbija’ udhëheq mediat në Ballkan për informata false politike në Ballkan. 

Ky medium që bazën e ka në Rusi, është krijuar nga presidenti rus, Vladimir Putin. Kur e kishte krijuar, Putini kishte thënë se ai po synonte të thyente monopolin anglo-sakson në rrjedhat globale të informacionit. 

Duket se presidenti rus ka pasur sukses në Serbi. 

Kryeredaktorja e këtij mediumi, Ljubinka Miliniçiq kishte shërbyer si atashe kulturore e Serbisë në Moskë gjatë vitit 2000. 

Përveç portalit, ‘Sputnik’ ka edhe një platformë tjetër. Radio serbe ‘B92’ shërben në  kuadër të mediumit rus. 

Këto dy media serbo-ruse janë të njohura për lajmet tendencioze dhe për propagandën kundër shqiptarëve. 

Për shembull, në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi për të parandaluar krimin dhe spastrimin etnik në Kosovë, ‘Sputnik’ e kishte pasqyruar këtë ndërhyrje të NATO-s si agresion kundër popullit serb.

Pastaj ka pasur lajme kinse bombarduesit amerikan ishin kthyer përsëri në Serbi.

Image

 

Tutje, këto dy mediume kishin shpërndarë lajmin se kinse presidenti amerikan, Trump i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s.

Image

 

Serbia cilësohet si vend që mediat kontrollohen nga pushteti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat