LDK dhe VV vendosin të ftojnë Kryeministrin në seancë të jashtëzakonshme, lidhur me gjendjen e rëndë në Telekom

Aktuale

LDK dhe VV vendosin të ftojnë Kryeministrin në seancë të jashtëzakonshme, lidhur me gjendjen e rëndë në Telekom

Nga: A.SH Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:15
Avdullah Hoti

Gjendja në Telekomin e Kosovës po rëndohet.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në facbook ka bërë të ditur se së bashku me VV, kanë vendosur të ftojnë Kryeministrin në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar përse nuk është zbatuar Rezoluta e Kuvendit dhe si të dilet nga kjo situatë e rëndë.

“Gjendja në Telekomin e Kosovës po rëndohet. Qeveria e Kosovës nuk i ka ndërmarrë masat e parapara me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës nr.06.R-013, të datës 12.07.2018, të iniciuar nga LDK dhe VV, lidhur me gjendjen e rëndë financiare në Telekom dhe Postë. Sikur Qeveria të zbatonte këtë rezolutë, gjendja do të ishte sanuar deri më tani.
Bashkë me VV, kemi vendosur të ftojmë Kryeministrin në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar përse nuk është zbatuar Rezoluta e Kuvendit dhe si të dilet nga kjo situatë e rëndë.
Më poshtë mund të lexoni Rezolutën e Kuvendit nr.06.R-013, të datës 12.07.2018, të iniciuar nga LDK dhe VV, lidhur me gjendjen e rëndë financiare në Telekom dhe Postë”, ka shkruar Hoti.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat