Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment për gazetarin Baton Haxhiu.
Ai mes tjerash në postimin e tij, potencon se Haxhiu dikur ishte spiun i UDB-së, ndërsa tani patriot i presidentit të Kosovës, të Serbisë dhe kryeministrit Rama.
Miftari gjithashtu ka zbuluar se në vitin 1998 në Likoc për arrestimin e postierit të Stanishiqit, Baton Haxhiut, ishin premtuar rreth 2000 markë shpërblim nga Sabit Geci.
“Dikur vetëm spiun serb i UDB sot patriot' i Hashim Thaçit, Edi Rames dhe Aleksander Vuçiqit. Në vitin 1998 në Likovc për arrestimin e postierit të Stanishiqit Baton Haxhiut ishin premtuar 2000 markë shpërblim nga Sabit Geci, e sot Batoni orkestrues i Vuçiqit, Ramës dhe Hashim Thaçit! Ece biri në fije!”, ka shkruar Miftari në llogarinë e tij.