Përçahet PDK-ja në Podujevë, Kadri Veselit ia shkakrojnë baxhanakun

Aktuale

Përçahet PDK-ja në Podujevë, Kadri Veselit ia shkakrojnë baxhanakun

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:37
Ilustrim

Një aktivist i PDK-së ka njoftuar se sot dega e kësaj partie në Podujevë e ka shkarkuar nga pozita e kryetarit të Grupit Parlamentar, Rafet Llapashticën- i cili është baxhanak i Kadri Veselit.

Llapashtica duket se është në krahun e gardës së vjetër në PDK, ndërsa garda e re ka votuar për shkarkimin e tij.

“Fatmir Rudari, Florete Zejnullahu, Arber Blaku, Endrita Murati dhe Bashkim Syla”, janë asmblistët që kanë votuar për shkarkimin e Llapashticës.

PDK aktualisht është në procesin e zgjedhjeve të brendshme. Vështirësi brenda këtij procesi janë regjistruar në disa degë të kësaj partie në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat