Ky është Rron Emini, shqiptari nga Kosova që u vra në Siri

Aktuale

Ky është Rron Emini, shqiptari nga Kosova që u vra në Siri

Më: 13 maj 2019 Në ora: 22:20
Rron Emini

Një tjetër është vrarë në zonën e konfliktit në Siris.

Bëhet fjalë për Rron Eminin, djalin 23-vjecar nga Prishtina, që në Siri për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS shkoi para tri vjetësh.

Në rrjetet sociale, të afërm të Rronit kanë publikuar fotografitë e të riut nga zonat e luftës, me të cilat kanë njoftuar për vdekjen e tij.

Se Rroni është vrarë në zonë të luftës, e ka konfirmuar për Express edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Po kemi informacion që një person, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Rroni i ishte bashkuar organizatës terroriste ISIS në vitin 2016.

Institucionet e shtetit në prill kanë sjellë nga Siria 110  shtetasve nga Kosova, më mesin e të cilëve edhe katër burra që dyshohet se kanë qenë pjesë e luftës nën flamurin e zi të Shtetit Islamik.

Të tjerët ishin fëmijë që kanë njërin prej prindërve me nënshtetësi nga Kosova dhe gra që janë shkuar atje me burrat e tyre.

Institucionet kanë njoftuar së planifikojnë t’i kthejnë edhe 60 shtetas të tjerë nga Siri

Mbi Siria po hyn në vitin e nëntë të luftës civile, ndërsa Shtet Islamik (ISIS) po e shënon fundin e tij. Lufta nisi dhe po përfundon me Bashar Al-Assadin që nuk u dorëzoi asnjëherë kreun e shtetit tashmë të shkatërruar.

Mbi 300 persona janë bërë pjesë e ISIS’it, disa prej tyre janë kthyer në Kosovë e disa kanë pasur fatin e Rronit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat