Kush është ‘gjarpri i shtëpisë’ që po e kërcënon Kosovën, përgjigjet ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka

Aktuale

Kush është ‘gjarpri i shtëpisë’ që po e kërcënon Kosovën, përgjigjet ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka

Nga: H.O. Më: 17 maj 2019 Në ora: 22:14
Islam Lauka

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka pak kohë më parë ka publikuar librin e tij “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. Në një intervistë dhënë për “Bota sot”, ai është pyetur se kush është ‘gjarpri i shtëpisë’ që po e kërcënon Kosovën.

Kjo është përgjigja e tij:

“Në çdo vend, kryetar i shtetit simbolizon unitetin e popullit dhe garanton respektimin e kushtetutës. Në mënyrë të figurshme, ai është mbrojtësi, “ora” e vendit. Në Kosovë ka qëlluar që presidenti i tanishëm, në kohën e luftës, ta ketë pasur pseudonimin e tij “gjarpri”. Por, ndryshe nga përfytyrimi popullor që gjarprin e sheh si mbrojtjes të natyrshëm të shtëpisë, me tezën për “korrigjimin” a ndryshimin e kufijve, Hashim Thaçi është kthyer në kërcënim të integritetit territorial të Kosovës dhe rrugës së saj integruese euro-atlantike. Sepse gjithë projekti i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO është ideuar mbi bazën e respektimit të kufijve ekzistues”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat