Pas takimeve të fshehta Haradinaj-Radoiçiq, eksperti i sigurisë jep paralajmërimin e rrezikshëm që mund t’i ndodhë Kosovës - Bota Sot
Pas takimeve të fshehta Haradinaj-Radoiçiq, eksperti i sigurisë jep paralajmërimin e rrezikshëm që mund t’i ndodhë Kosovës

Aktuale

Pas takimeve të fshehta Haradinaj-Radoiçiq, eksperti i sigurisë jep paralajmërimin e rrezikshëm që mund t’i ndodhë Kosovës

Nga: N.H Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:30
Ramush Haradinaj, Milan Radoiçiq dhe Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se krerët institucionalë kanë marrë vendime jo të mira për Kosovën, në një takim sekret në shtëpinë e Milan Radoiçiqit. Thaçi gjithashtu ka treguar se prezentë kanë qenë edhe përfaqësues të institucioneve të Serbisë.

Pas këtyre takimeve, ka reaguar edhe eksperti i sigurisë në vend, Fadil Kajtazi.  Ai ka kërkuar legalizim të spiunazhit, pasi sipas tij, përmasat shkatërruese të takimeve të këtij niveli, më së miri mund të ilustrohet nga afera e fundit austriake dhe nga ajo që po vazhdon në administratën e Presidentit Trump.

“Zakonisht, spiunazhi modern, zhvillohet përmes kësaj taktike ku ndërmjetësit janë të veshur me petkun e biznesmenit të profilit Radoiçiq. Se cilat janë përmasat shkatërruese te takimeve të këtij niveli, më së miri mund të ilustrohet nga afera e fundit austriake dhe nga ajo që po vazhdon në administratën e Presidentit Trump”, shkruan mes tjerash ai.

Ja shkrimi i tij:

Legalizimi i spiunazhit

Takimet e zyrtareve te shtetit me persona me shtetesi te huaj, qofshin ata zyrtar apo persona privat, duhet te realizohen sipas protokoleve strikte. Ajo qe eshte e rendesishme, duhet te shmangen tekimet sy me sy.

Se çfarë niveli te demeve mund t’i shkaktojne shtetit takimet e pa autorizuara dhe jashta protokoleve, shembull i fresket eshte takimi i zavendes kancelarit austriak me oligark rus, gje qe ndikoi ne kaosin e qeverise austriake.

Zakonisht, spiunazhi modern, zhvillohet perms kesaj taktike ku ndermjetesit jane te veshur me petkun e biznismenit te profilit Radojqiq.

Se cilat jane permasat shkatrruese te takimeve te ketij niveli, me se miri munde te ilustrohet nga afera e fundit austriake dhe nga ajo qe po vazhdon ne administraten e Presidentit Tramp.

Dhe, nese ky still i takimeve ka arritut te dergje administraten Presidentit Tramp, permasat e demeve ndaj Kosoves munde te imagjinohen, ato jane katastrofike.

Gjate intervistes ne Rubikon te Adriatik Kelmendi, Presidenti Hashim Thaqi permendi takime te ketij niveli, konkretisht me te famshmin Radojqiq si sfidusin me te madh te shtetesise se Kosoves ne pjesen veriore te Mitrovices. Gjate kesaj interviste president thote se nga nivele te larta qeveritare “ka pasur takime te pa autorizuara dhe jo transparente” me Radoiqiqin. Sipas Presidentit, ne keto takime “ka pasur edhe njerez te pushtetit serb”. Ne shtetet normale takimet e pa autorizuara dhe jotransparente me persona te ketij niveli, si Radoiqiq dhe ne prezence te zytrarve te nje shteti armiqesor siç eshte Serbia, konsiderohen spiunazh, gje te cilen e regullon e dhe kodi i procedures penale te Kosoves. Po ashtu, eshte shqetesuese, se si Presidenti e disponon kete informacion dhe nuk e ka kanalizuar ne rruge institucionale per te filluar ndjekje penale.

Edhe me shqetsues eshte fakti se Presidenti pohon se disponon informacion se zyrtar qeveritar e kane informuar Radoiqiqin te largohet nga shtepia ne rastin kur Policia e Kosoves ka dashtur ta arrestoi si i akuzuar ne rastin e vrasjes se Oliver Ivanoviqit. Ky mosveprim i institucioneve te vendit, eshte veper penale pasi ka legalizuar aktivitete spiunimi ne favor te Serbise si shtet armiqesor i Kosoves.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...