Isa Mustafa uron 24 Majin – Ditën e Presidentit të Republikës së Kosovës

Aktuale

Isa Mustafa uron 24 Majin – Ditën e Presidentit të Republikës së Kosovës

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:12
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e  24 Majin, Ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Kjo datë shënon dhe përkujton 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para presidenciale demokratike në Kosovë, ku qytetarët e Kosovës zgjodhën, për herë të parë, Presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

“Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova është arkitekti i shtetit modern demokratik të Republikës së Kosovës, i vendosur në rrugën e integrimit euroatlantik dhe përherë në miqësi të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Ibrahim Rugova ishte simbol i unitetit dhe vendosmërisë së paepur të popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”, vazhdon teksti.

“Nder dhe lavdi të përjetshme jetës dhe veprës së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat