Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar operacionin e Policisë së Kosovës, ai ka thënë se, forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i vendit dhe rajonit, përcjell “Bota sot”.
Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progres të përbashkët, sipas tij, nuk duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër
Postimi i plotë:
Forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i vendit dhe rajonit tonë. Krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tone të përbashkët, dhe NUK duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër. Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar.RH