Kur përsëritet historia: Edhe Isa Boletini kishte arrestuar rusë në Mitrovicë

Aktuale

Kur përsëritet historia: Edhe Isa Boletini kishte arrestuar rusë në Mitrovicë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar një spiun rus në Mitrovicë, në aksionin e saj kundër krimit të organizuar, dhe kujtojmë që të njejtën gjë e kishte bërë edhe Isa Boletini në vitin 1902.

120 vite me parë të njëjten gjë e kishte bërë edhe Isa Boletini, duke i arrestuar 2 agjent rusë dhe i kishte dëbuar nga Mitrovica. Në një artikull të botuar në vitin 1902 nga gazeta e njohur angleze “Daily Telegraph” me titull: Rusia dhe Shqipëria”, ku tregon për arresimin e zyrëtarve të “Carit” në Mitrovicë nga Isa Boletini.

Informacioni i mëposhtëm ka arritur nga qeveria e Serbisë nga Stambolli: M. Teherbalcheff, i Ngarkuari me Punë në Stamboll, kishte dërguar disa zyrtarë rusë me orendi dhe mallra shtëpiake për përgatitjen e hapjës së Konsullatës Ruse në Mitrovicë.

Isa Boletini me 100 ushtarë të armatosur, kishte marrë informacion nga Stambolli për ardhjën e rusëve, dhe ai kishte pritur këta të fundit për të hyrë në Mitrocië, ku menjëhere i kishte burgosur, shkruan FMimages. Shqiptarët i kishin konfiskuan të gjitha gjerat e rusëve, dhe pas mbajtjës të tyre për tri ditë ata i shoqëruan deri në Shkup.

Konsulli rus në Shkup, kishte dorëzuar një notë proteste, dhe kërkoi që Isa Boletini, duhët të arrestohet menjëhere dhe të dëbohet nga Mitrovica. Shqiptarët janë deklaruarë se nuk do të lejojnë hapjën e Konsullatës ruse në Mitrovicë. Një vit më vonë vritët konsulli rus në Mitrovicë.

Rusia historikisht është përfshirë ne incidente politike në Mitrovicë, edhe sot treni rus është një vazhdimsi e politikës rusë për ta destabilizuar Ballkanin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat