“Dështimi fatal i Shpend Ahmetit”

Aktuale

“Dështimi fatal i Shpend Ahmetit”

Nga: A.Zh Më: 29 maj 2019 Në ora: 09:01
Shpend Ahmeti

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi, ka hedhur kritika ndaj kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, për dështimin në kryeqytet.

Dushi ka thënë se Ahmeti ka dëshuar edhe si “kryenegociator” i Kosovës në dialogun me Serbinë, bashkë me grupin negociator, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Ahmeti me një “grumbull dështimesh pas, po vazhdon të krekoset kot”.

Postimi i plotë i Dushit:

Gjendja e Prishtinës është treguesi më i qartë i dështimit fatal të njeriut i cili në krye të këtij qyteti erdhi si rezultat i një euforie elektorale.

I njëjti, duke mos u mjaftuar me dështimin e tij në Prishtinë, mori përsipër udhëheqjen e "grupit negociator" i cili bashkë me Thaçin do të vazhdonte negociatat me Serbinë fqinje.

Edhe në këtë rast, siç mund ta vërejmë lehtësisht, ka dështuar, ai personalisht, grupi negociator, sikur edhe Kuvendi i Kosovës, si organ i cili e kishte mandatuar këtë grup.

Prandaj ne sot kemi një kryetar dhe kryenegociator, i cili edhe pse me një grumbull dështimesh pas, vazhdon të krekoset kot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat