Vuçiq ka biseduar me ambasadorin rus Çepurin për provokimet më të reja të Prishtinës, dhunën ndaj serbëve në Kosovë sikurse edhe rastin e shtetasit rus bashkëpunëtor në UNMIK, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.
Aleksandar Vuçiq ka theksuar se dy dittë e shkuara ishin shumë të rënda për serbët në Kosovë dhe Serbinë, ndërsa të gjithë hapat e Prishtinës tregojnë se asgjë nuk do të jetë më lehtë as në ardhmëri.
Ai ka shprehur keqardhjen që në këtë rast është lënduar edhe shtetasi rus Mihail Krasnoshçekov, zyrtar i OKB-së të cilit i ka dëshiruar shërim të shpejtë.
Ambasadori i Rusisë Aleksandar Çepurin la thënë se “Rusia me vendosmëri dënon provokimin” që si tha “është shprehje e arrogancës së pushtetit të Prishtinës”, duke kërkuar hetim të plotë dhe dënim të kryesve.
Ai ka thënë se me kërkesat e Rusisë është njoftuar edhe sekretari gjeneral i OKB-së dhe misioni I OKB-së në Kosovë.
Presidenti Vuçiq ka thënë se Serbia do të vazhdoj të mbroj interesat e saj shtetërore edhe kombëtare, para së gjithave popullin e saj në Kosovë.
Ai me këtë rast falënderoi Rusinë në ndihmën në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të vendit, thuhet në kumtesën e presidencës.
Ambasadori Çepurin ka theksuar se Rusia do të vazhdoj me mbështetjen aktive Serbisë në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, posaçërisht në organizatat ndërkombëtare.