Marrin pensione 90 euro, 2.5 euro duhet t’i japin për RTK’në që nuk e shikojnë

Aktuale

Marrin pensione 90 euro, 2.5 euro duhet t’i japin për RTK’në që nuk e shikojnë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 21:02
Plaku

Deputetët kanë votuar në parim projektligjin për Transmetuesin Publik. Ky dokument detyron kosovarët ta paguajnë 2.5 euro në muaj

Kohën më të madhe e kalon duke e shikuar televizionin, por i pensionisti Imer Mehmeti nga Prishtina zgjedh secilin kanal për ta parë, por jo RTK-në.

Televizioni publik nuk ofron për të program që i pëlqen ta shikoj.

“RTK mundem me thanë shumë rrallë…për arsye se nuk ka ofron diçka të vërtetë”, ka thënë Mehmeti.

Pavarësisht se nuk e shikon RTK-në, 70 vjeçare shumë shpejt do t’i ndajë nga buxheti i tij për çdo muaj 2 e 50 për televizionin publik.

Pasi deputet e Kuvendit të Kosovës të enjten kanë miratuar në parim Projektligjin për transmetuesin publik të Kosovës.

Kjo shumë që mendohet të inkasohet përmes faktuarve të KEDS-it po i duket e shtrenjtë Imer Mehmetit.

“Po kam ndëgju edhe kanë ba ligjin, kjo nuk është në rregull…një kompani nuk duhet me lyp buxhet prej shtetit…duhet vetë me u financu…ky ka me kanë një konflikt në mes qyetarëve dhe KEK’ut”, ka thënë ai.

“Të ardhurat janë për mu 90 euro, 90 edhe gruaja ka i da këto 30 rryma ujë bërlloku e këta të mëdhenjtë kanë.. kjo është katastrofë për neve”, ka shtuar ai.

Këtë projektligji po kundërshton Lëvizja Vetëvendosje e cila këtë mënyrë të financimit të RTK-së po e quan zhvatje.

Kreshnik Ahmeti, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë në VV, thotë se shuma e caktuar është zhvatje për qytetarët.

“Kjo është një zhvatje që po i bahet qytetarëve të Kosovës, secila familje do ta paguaj edhe 2 .5 euro më shumë. 50 cent shkojnë për KEDS…edhe krejt kjo mbi barrën e qytetarëve të varfër. Duhet të bahet një reformë e thellë e RTK…të të gjitha menaxhmenteve pasi ka abuzime në RTK”, ka thënë Ahmeti.

Në anën tjetër drejtori i sapo zgjedhur i RKT-së, Ngadhënjim Kastrati thotë se votimi i projektligjit për televizionin që e udhëheqë do t’i mundësoj që të ruhet pavarësia editoriale.

Ngadhnjim Kastrati, drejtor i përgjithshëm i RTK-së

Do të jetë më e rujtuar pavarësia edidotirale e RKT. Pagesa e 2.5 euro, por në të gjitha vendet tv paguhen nga qyetarëtë…ende nuk vendosur që keds i merr 50 cent. Siguritsht që rritja e bugjetit do të ndikoj që rtk të zhvillohet edhe me tutje

Ndërkohë nëse ky projektligj mbërrin dhe leximin e dytë të votohet, Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE ka paralajmruar se do ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat