Veseli: Ishim unik në takimet me delegacionin gjermano-francez, ftoj opozitën të bëhen pjesëmarrëse

Aktuale

Veseli: Ishim unik në takimet me delegacionin gjermano-francez, ftoj opozitën të bëhen pjesëmarrëse

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:18
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli është deklaruar për media pas takimit me delegacionin gjermano-francez, të cilin e quan shumë të mirë dhe frytdhënës, raporton Periskopi.

Veseli thotë se dy vendet, edhe Gjermania edhe Franca do të jenë edhe më të involvuara në procesin e dialogut dhe janë përkah Kosovës.

‘’Patëm një takim shumë të mirë. Dy vendet më të fuqishme të BE’së, Gjermania dhe Franca janë përkrah nesh. Janë përkrah Kosovës në rrugëtimin tonë euroatlantik. Jam shumë i bindur se Gjermania dhe Franca do të përkrahin Kosovën po ashtu edhe në liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Një e drejtë që po shresojmë që do të noddh këtë vit. Po ashtu në procesin e dialogut, është një lajm i mirë se vendet e e BE’së do të jenë po ashtu të involvuara në bashku me SHBA’në në arritjen e një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do ti hapë një perspektivë gjithë ballkanit perëndimor dhe gjithë kontinentit’’, ka thënë Veseli.

Tutje Veslei thotë se Kosova ka qenë mjaft unike në këtë takim.

‘’Qëndrimet tona ishin unike, të delegacionit të Kosovës. Ato janë të qytetavëe të Kosovës që lidhen me mandatin  tonë kushtetues. Është ditë shum ë e mirë për faktin se vendet si  Gjermaniae Franca janë përkrah nesh të një partneriteti të përjetshëm’’.

I pyetur nëse delegacioni në fjalë ka pasë ndonjë kërkesë ndaj Kosovës, Veseli përgjigjet kështu.

‘’Nuk ka pas kërkesë specifike sepse në Paris do të shkojmë më të përgatitur. Këto do të jenë edhe më të involvuara në procesin e dialogut. Po ashtu edhe BE. Qëndrimet  i kemi bashkërisht me partnerët tanë. Shteti dhe sovraniteti i pavënueshëm .Po ashtu edhe marrëveshja me Serbinë’’.

Veseli tutje fton edhe opozitën që të marrin pjesë në komunikime dhe takime të tilla.

‘’Kosova ka dalë shumë unike në këtë proces. Thërras kolegët opozitarë që të jenë pjesë e këtij komunikimi e bashkëpunimi për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve tanë’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat