Kjo është “bomba” që do të eksplodojë në Samitin e Parisit nga Thaçi e Vuçiq

Aktuale

Kjo është “bomba” që do të eksplodojë në Samitin e Parisit nga Thaçi e Vuçiq

Nga: N.Sh Më: 5 qershor 2019 Në ora: 20:16
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Për Samitin e Berlinit, profesor dr. Binak Maxharraj thotë se do të eksplodoj bomba e projektit të përgatitur nga Hashim Thaçi dhe Vuçiqi.

Maxharraj teksa e ka komentuar udhëtimin e presidentit Hashim Thaçi dhe të kryeministrit Ramush Haradinaj, thotë se ata janë shkuar me detyra speciale.

Për këtë Samit, shpresat që do ta mbroj Kosovën janë vetëm tek kancelaria gjermane Angela Merkel.

Maxharraj, tregon edhe pse Merkeli e ka ftuar Haradinajn në Gjermani.

Sipas tij, Merkel do t’i thotë kryeministrit Haradinaj se nuk ka lojë me kufijtë e Kosovës.

Megjithatë, sipas tij, rreziku është nga Thaçi dhe Vuçiqi.

“E vetmja shpresë qe kjo e keqe mos ti ndodhë Kosovës është se aty është e pranishme shpëtimtarja e Kosovës Kancelarja Merkel e cila do ta ndalojë këtë kasaphane që po i përgatitet Kosovës në Paris”, shkruan Maxharraj në Facebook.

Ja postimi i plotë:

HARAJDINAJ DHE THAÇI UDHETUAN ME DETYRA SEPCIALE.

Sot Kryeministri i Kosovës Ramush Harajdinaj arriti në Berlin për t’u takuar me mikeshën e Madhe te Shqiptarëve Angela Merkel. U prit më nderime të mëdha si burrë shteti. Merkel dhe Haradinaj do të bisedojnë hapur si dy miq të vjetër. Do te bisedojnë për Kosovën në mbrojtje të shtetit të Kosovës nga shkatërruesit e brendshëm dhe të jashtëm të sajë. Merkel ishte dhe do të jetë digë e fortë karshi furtunave qe po fryejnë kah Kosova për ta shkatërruar atë: Merkel e konsideron Kosovën si fëmijë të sajë për të cilin duhet kujdesë. Dhe mu për këtë arsye Kancelarja Merkel para Samitit të Francës e ka ftuar njeriun më të fuqishëm te Kosovës Haradinaj për të ia bë me dije së nuk ka lojë më Kosovën, se qëndron në krahë të Kosovës dhe se askush nuk guxon ti prekë kufijtë e sajë.

Haradinaj do të këtë agjendë te ngjeshur në Gjermani. Do te takohet edhe më Kryetarin e Bunddestangut Gjerman Ëoltgang dhe me deputet grupesh te ndryshme parlamentare.

Kurse nga ana tjetër Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi derisa Serbia po mbledhë fonde te mëdha për të bërë spastrimin etnik të Veriut duke ua blerë shtëpitë shqiptarëve për te sjellë në shtëpitë e tyre kriminel dhe vrastar nga krejt Serbia bash si ne kohërat e Jugosllavisë dhe të Millosheviçit, derisa Milan Rakiç sot deklaroi haptas se nuk e njehë Kosovën si republikë, duke deklaruar se Presidenti i yni është Aleksandër Vuçiq e jo Hashim Thaçi, deklaroi së zgjedhjet e më parshme ishin vetëm një farsë, dhe se Kryetaret e rizgjedhur do te dorhiqën përsëri menjëherë pas Samitit të Francës,është ky një paralajmërim makabër se Parisi do të sjellë gjera të pakënëdëshme për Kosovën.

Derisa të gjitha këto po ndodhin haptas në Veriun e Kosovës Presidenti i vendit Hashim Thaçin e paska marr malli me u taku me Vuçiqin dhe pafije turpi shkon në Bratisllavë të Sllavokisë për tu takuar më Kryeqetnikun serb Aleksandër Vuçiqit me njeriun e te gjitha të zezave që i ka bërë Kosovës, sepse atje po u mbajka njëfarë tribune e organizuar nga ndonjë Organizatë jo Qeveritare siç është “GlobeSee”. Po, për çfarë arsye Thaçi shkon e takohet me Vuçiqin, nga malli e qe kanë për njeri tjetrin apo mos u ka mbetë edhe diçka sekrete, speciale për ta përfunduar projektin e tyre makabër për ndarjen e Kosovës .

Pra, për Samitin e Parisit po përgatitet “bomba”e cila do te eksplodoi atje sipas projektit të përgatitur nga vrastari Vuçiq dhe Hashim Thaçi gogol në duart e tij.

Pra,ne Paris runa zot Kosovën nga njerëzit e këqinjë, nga njerëzit shkatërrimtar të tipit Vuçiq dhe Thaçi.

Por e vetmja shpresë qe kjo e keqe mos ti ndodhë Kosovës është se aty është e pranishme shpëtimtarja e Kosovës Kancelarja Merkel e cila do ta ndalojë këtë kasaphane që po i përgatitet Kosovës në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat