Çka po ndodhë në PDK: Xhavit Haliti del haptas kundër Thaçit

Aktuale

Çka po ndodhë në PDK: Xhavit Haliti del haptas kundër Thaçit

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:45
Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se vendit i duhet një qëndrim i përbashkët, dhe jo që ato të bëhen nga një individ, duke dalur haptas kështu kundër presidentit Hashim Thaçi, për deklaratat për bashkim kombëtar.

Kosova nuk do të shpëtojë lehtë nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe, tha sot Haliti.

Ai, duke folur për deklaratat e fundit të presidentit Hashim Thaçi për bashkim kombëtar dhe raportimet për shkëmbime territoresh me Serbinë, Haliti ka thënë në Rubikon se vendit i duhet një qëndrim i përbashkët, dhe jo që ato të bëhen nga një individ.

“Mendoj që duhet të bëjmë politikë shtetërore e ajo duhet bërë nga të gjithë e jo nga një individ. Qëndrimi zyrtar i shtetit duhet të dihet.

Duhet ta dijë edhe qytetari. Nëse bisedon fshehurazi dhe nënshkruan diçka nesër ajo do të dalë e kuptohet që fati yt do të jetë i keq, fati historik i yti. Por pasojat do të jenë tejet të rënda për vendin”, ka thënë ai duke marrë shembull marrëveshjen për Asociacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat