Analisti Uk Lushi e quan hap të mirë vizitën e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Luginën e Preshevës.
Ai thotë banorëve të Luginës t’u njihet e drejta për bashkim me Kosovën.
Ja postimi i plotë në Facebook:
Vizita e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga të gjitha partitë, në Luginën e Preshevës është hap shumë i mirë.
Banorëve të Kosovës Lindore duhet t’u respektohet vullneti demokratik që të bashkohen me Republikën e Kosovës.
Politikanët e Kosovës duhet të bëjnë shembull unitetin e përbërjes së delegacionit të Kuvendit në Luginë sepse të bashkuar jemi më të fortë dhe mund të gjenden zgjidhje më të mira.