Thaçi ‘zihet ngushtë’ kur e pyesin për raportin me Haradinajn - Bota Sot
Thaçi ‘zihet ngushtë’ kur e pyesin për raportin me Haradinajn

Aktuale

Thaçi ‘zihet ngushtë’ kur e pyesin për raportin me Haradinajn

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:34
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Presidentin Hashim Thaçi e kanë pyetur ‘nëse dialogu është vështirësuar edhe për shkak të raporteve të tij me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili tani ka një popullaritet në Kosovë pas vendosjes së taksës dhe nuk do ta heq edhe nëse shkohet në zgjedhje'. 

Kësaj pyetje Thaçi u mundua t'i bishtnojë duke u përgjigjur në disa pjesë.

“Lista Serbe nuk ka lejuar qytetarët që të jenë pjesë e jetës politike dhe të shkruajë statutin e Asociacionit nga ana e serbëve. Ata duhet të punojnë më shumë për marrëveshjen IBM dhe të energjisë. Lidhur me zhvillimet në Kosovë, thash se janë më shumë se 70 për qind të qytetarëve që duan marrëveshjen dhe për të vazhduar dialogun. Nuk brengosem unë për politikën ditore. Ne kemi krijuar një ekip negociator që do të merret me dialogun dhe janë plotësisht të unifikuar. Edhe një herë dua t’ua përkujtoj që jemi të izoluar nuk kemi liberalizim, e di që kjo s’ka të bëjë me Serbinë, por ka shumë skepticizëm dhe kritika, por e di që është e drejtë e jona”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...