Çitaku u reagon ashpër mediave serbe: Ndjej keqardhje për ju, keni me dështu

Aktuale

Çitaku u reagon ashpër mediave serbe: Ndjej keqardhje për ju, keni me dështu

Nga: A.ZH Më: 8 qershor 2019 Në ora: 21:21
Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj mediave serbe, të cilat i ka akuzuar për shpifje dhe “lojë të ndryë dhe agresive” ndaj saj.

Çitaku në një postim në Facebook, ka thënë se mediat serbe po shpifin se ajo është në lidhje intime me këdo që ajo po takohet, përcjell Bota sot.

Ambasadorja e Kosovës ka thënë se e din qëllimin e mediave serbe dhe se askush në SHBA, nuk i merr ata seriozisht.

“Ata së paku shpresojnë që me këtë lloj strategjie të ndytë do të ma bëjnë punën më të vështirë, sepse, sërish sipas tyre, eventualisht kjo lloj fushate do t’i detyronte njerëzit të hezitojnë të takohen e të shihen me mua në publik nga frika e sulmeve në tablloidet e sponzorizuara serbe”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë i Çitakut:

Ka kohë që disa media në Serbi merren në mënyrën më të ndytë dhe më agresive me mua. Thuajse çdo javë shpikin nga një storie të ultë dhe pashije për mua.

Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të.

Qëllimin ua di. Ata e dinë se askush në SHBA nuk i merr seriozosht. Por, ata së paku shpresojnë që me këtë lloj strategjie të ndytë do të ma bëjnë punën më të vështirë, sepse, sërish sipas tyre, eventualisht kjo lloj fushate do t’i detyronte njerëzit të hezitojnë të takohen e të shihen me mua në publik nga frika e sulmeve në tablloidet e sponzorizuara serbe.

Ndjejë keqardhje për ta. Keni me dështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat