SHBA mbështet aleatët e saj evropianë në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

SHBA mbështet aleatët e saj evropianë në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 12:21
Matthew Palmer

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi Matthew Palmer deklaroi sot në Beograd se taksa e vendosur nga Prishtina zyrtare është pengesë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe rrugën e tyre evropiane, dhe se Uashingtoni dëshiron që ato të hiqen.

Palmer shprehu besimin se takimi në Paris më 1 korrik, do të jetë konstruktiv dhe do të "sjellë Beogradin dhe Prishtinën drejt marrëveshjes, e cila do të sjellë normalizimin e marrëdhënieve."

I pyetur nëse SHBA do të përfshihet në mënyrë aktive në këto negociata, për të ndihmuar përshpejtimin e procesit të zgjidhjes së marrëdhënieve, Palmer theksoi se SHBA mbështet plotësisht atë që partnerët dhe aleatët e tyre evropianë  punojnë për të lehtësuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat