Hoxha: Në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, kujtojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve

Aktuale

Hoxha: Në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, kujtojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve

Nga: Z.B Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:34
Foto

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha ka thënë se përpjekjet e Kosovës shekullore për liri dhe pavarësi do të kurorëzoheshin në ditën e sotme para 20 vitesh, ngase, siç thotë ajo, pas një lufte të drejtë çlirimtare që solli shumë sakrifica për qytetarët e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Hoxha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se kujtojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë, sipas saj, në veçanti përkushtimin e miqve ndërkombëtarë të cilët u vunë në mbrojtje të lirisë dhe qenies tonë.

"Kjo festë jona, nuk do të ishte e plotë pa mikun tonë historik, Presidentin Klinton dhe Zonjën Hilary, Sekretaren Albright dhe miqtë tjerë që arritën në Prishtinë për këtë përvjetor solemn. Në këtë 20-vjetor të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë", ka shkruar ajo.

Ndryshe, sot, kanë filluar aktivitetet për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, me këtë rast

Postimi i plotë:

Përpjekjet tona shekullore për liri e pavarësi, do të kurorëzoheshin në ditën e sotme para 20 vitesh, me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, pas një lufte të drejtë çlirimtare që solli shumë sakrifica për qytetarët e Kosovës. Kjo festë jona, nuk do të ishte e plotë pa mikun tonë historik, Presidentin Klinton dhe Zonjën Hilary, Sekretaren Albright dhe miqtë tjerë që arritën në Prishtinë për këtë përvjetor solemn. Në këtë 20-vjetor të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, kujtojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë, në veçanti përkushtimin e miqve ndërkombëtarë të cilët u vunë në mbrojtje të lirisë dhe qenies tonë. Respekt i përjetshëm për kontribuuesit e kësaj dite madhështore! Respekt i përjetshëm për Presidentin Klinton, Sekretaren Albright dhe miqtë tanë nga bota demokratike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat