Kelmendi: Është e mundshme që organet e rendit të vijnë me armë më të sofistikuara për tu kujdesur për LDK-në - Bota Sot
Kelmendi: Është e mundshme që organet e rendit të vijnë me armë më të sofistikuara për tu kujdesur për LDK-në

Aktuale

Kelmendi: Është e mundshme që organet e rendit të vijnë me armë më të sofistikuara për tu kujdesur për LDK-në

Nga: A.SH Më: 15 qershor 2019 Në ora: 20:30
Ramiz Kelmendi

Deputet i LDK-së Ramiz Kelmendi, ka thënë se procesi i zgjedhjeve në LDK po duhet të mbahet në prani të organeve të rendit, për të qenë të 'gatshëm' për intervenim eventual nga gara, llafosje fjalësh dhe dukuri tjera të mundshme.

Ai përems një shkrimi në Facebook ka thënë se, duke parë këtë trend 'del' se në Kuvendin zgjedhor organet e rendit është e mundshme të vijnë me armë më të sofistikuara për tu kujdesur për LDK-në.

Postimi në Facebook:

Zgjedhjet në LDK dhe kujdesi i shtuar i organeve te rendit!

Jemi dëshmitarë se zgjedhjet në LDK kanë një traditë të ballafaqimit të ideve demokratike në të gjitha proceset e zgjedhjes së organeve drejtuese, qoftë për kryetar, kryesi, delegat të kuvendit, degë, nëndegë dhe forume tjera. Andaj, përkushtimi i garuesve mesiguri është që LDK-në ta bëjë edhe më demokratike, edhe më shumë qeverisëse, kjo në mënyrë që LDK të tregoj pjekurinë politike për të ardhmen e vendit.

Në kuvendet zgjedhore të degëve dhe nëndegëve vërejmë prezencën e organeve të rendit, për të qenë të 'gatshëm' për intervenim eventual nga gara, llafosjet fjalësh dhe dukuri tjera të mundshme.

Duke parë këtë trend 'del' se në Kuvendin zgjedhor organet e rendit është e mundshme të vijnë me armë më të sofistikuara për tu kujdesur për LDK-në.

Organet e rendit kuptohet se duhen të jenë në nivelin e kontributit profesional dhe këso prezenca ti kenë edhe në kuvendet zgjedhore në vazhdimësi, porse mos të harrojmë se LDK është parti demokratike, është subjekt që fuqizon debatin demokratik të garuesve, është mekanizëm shtetformues që ka treguar dhe dëshmuar se respekton dhe i nënshtrohet ligjeve në fuqi. Si e tillë, LDK ka treguar se vetëm duke respektuar ligjet, shteti dhe qytetarët e tij do jenë të lirë për të folur, vepruar dhe punuar! Në këtë frymë edhe më mbetet të besoi se, vetëm ligji është rregullimi themelor i këtyre parimeve, ndërsa pushtetarët janë ata që duhet mbikqyrë zbatimin e tyre.

Ramiz Kelmendi - Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...