Anthony Loyd, që raportoi nga lufta në Kosovë e në Siri, sjell rrëfimin e tij

Aktuale

Anthony Loyd, që raportoi nga lufta në Kosovë e në Siri, sjell rrëfimin e tij

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:26
Anthony Loyd

Anthony Loyd i lindur në një familje me traditë ushtarake, kishte vendosur që të përjetoi luftën prej afër, duke filluar punën si gazetar i cili raprton prej zonave të konfliktit.

Në moshën 26 vjeçare ai la Anglinë për të shkuar në Bosnje, prej ku dokumentoi luftën që po ndodhte atje.

Anthony Loyd vazhdoi me raportimet e tij nga lufta në Bosnje, Kosovë, Çeçeni, Afganistan e Irak.

Rrëfimet e tij nuk janë të zakonshme, sikur ai me një njëri që quan vetën komandant i një grupi ushtarak isamik, në shtëpinë e të cilit ishte mirëpritur Loyd, por që nga i njëjti sirian pastaj kishte përjetuar rrahje e tortura. Ngjarje kjo që gati ishte fatale për Anthony Loyd, i cili kishte shkuar për të raportuar nga Siria.

Aty kishte takuar Shamina Begum, vajzën që si 15 vjeçare kishte përfunduar mes tmerreve të Shtetit Islamik në Siri.

Anthony Loyd ishte përendimori i parë që e kishte takuar vajzën disa vjet më vonë.

“E intervistova, isha përendimori i parë që e kishte parë, përveç luftëtarëve të huaj. Intervista ishte mjaft e vrazhdë, tregoi gjithashtu shenjat e mendimit të pavarur, por ajo i përgojoi shumë pjesë tipare të shtetit islamik. Askush nuk e kishte këtë storie, ia dërgova Times, duke supozuar që pjesa më e madhe e simpatisë karshi kësaj gruaje kur u largua si nxënëse, ende do të ekzistonte. Puna ime është të infromojë shoqërinë siç di më së miri, duke shpresuar që kjo të qojë drejt politikave pozitive. Në këtë rast Shamina storia e saj që ishte meblematike dhe komplekse, të mirren shumë qytetarë britanez që kanë jetuar në Siri. Ndodhi e kundërta, Beitnia e katalizoi një spazëm të zëmërimit me këtë grua dhe storien e saj, dhe intevistën timë me të. Sekretari i Punëve të Brendshme ia anukoi shtetësinë, edhe pse ishte shtatzënë dhe kishte humb edhe fëmijë si pasojë e kequshqyerje”, rrëfen Anthony Loyd, der isa përmes tre fotografive tregon për raportimin nga Siria.

Njëra fotografi shfaq burrin me emrin Hakim, i cili e kishte mirëpritur në shtëpi, por që pastaj kjo e kishte rrezikuar jetën e gazetarit, meqë kishte përfunduar i rrahur dhe në spitale.

Fotografia e dytë është e vajzës që kur ishte 15 vjeç kishte shkuar në Siri, ku gazetari kishte shpresuar që me raportimin e tij të vërtetë do të ngjallte debat dhe kjo do të rezultonte me politika më pozitve për raste të tjera të tilla.

Dhe përmes fotografisë së tretë, Anthony Loyd dokumenetoi gjendjen nëpër të cilën kishte kaluar nëpër spitale, pas tortuave që kishte marrë atje.

Ai thotë që pavarësisht rreziqeve me të cilat është përballuar gjatë punës së tij si gazetar, asnjëherë nuk e ka fshehur identitetin e tij.

Thotë që transparenca është më e mira kur punon gazetar.

“Kam parë rritjen e kërcënimit ndaj gazetarëve, mbrojtja jonë është të futemi dhe të shpjegojmë kush jemi ne dhe çka po bëjmë këtu. Na kanë rrahur rebelët, kurr nuk kam thënë që jam dikush që nuk jam, kurr nuk jam fshehur, kam menduar të transparenca është më e mira kur punon si gazetar”, thotë ai.

Rrëfimin e jetës së tij si gazetar, Loyd e shpalosi në Prishtinë, në “Brit Talks” që u organizua nga Ambasada e Britanisë në Kosovë, në kuadër të ngjareve përmes së cilave shënohet ditëlindja e Mbretëreshës.

“Ajo çka kam kuptuar nga Hakimi që më qëlloi dhe Shamina që e takova pas disa vitesh ishte se njerëzit, perspektiva e tyre në lidhje me gazetarët paraqet kërcënim të parashikueshëm siç është rasti  Hakimit që është kidnapimi dhe shënjëstrimi i gazetarëve në Lindjen e Mesme, por kërcënimi tjetër që po pengon më së shumti është kërcënimi që po paraqitet në shtëpi, që janë mediat sociale, konceptet e tyre, lajmet e rreme, një mosbesim i përgjithshëm ndaj gazetarëve, disa prej të cilëve janë shkatërruar nga aspektet e tiparet e tyre dhe disa janë nga praktika e gabuar gazetareske. Kemi shumë njerëz që respektojnë profesionin e gazetarisë, por kemi një mjedis gjithmonë më të vështirë, me më zëmërim që të punojmë, madje edhe në shtëpi”, thotë ai.

Loyd tregon që ka marrë kërcënime të ndryshme gjatë punës së tij, letra kërcënuese, që siç thekson ai, nga persona që nuk e dinë vlerën e gazetarit por të njëjtin e shohin vetëm si kërcënim.

“Brit Talks” ka kthyer vëmendjen për domosdoshmërinë e gazetarisë për demokracinë.

Tema për ditëlindjen e ’93 të Mbretëreshës sivjet është liria e mediave.

Muajin që vjen në Londër do të mbahet konferenca globale për këtë temë.

Anthony Loyd ka ndarë përvojën e tij gazetareske me publiku, këtë javë, në “Kino Armata” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat