“Rojet” e PDK-së sulmojnë sërish Ismet Kryeziun, tash me statuse në Facebook!

Aktuale

“Rojet” e PDK-së sulmojnë sërish Ismet Kryeziun, tash me statuse në Facebook!

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Pak ditë pasi disa aktivistë të shoqërisë civile u sulmuan nga rojet e PDK-së në momentin kur po vendosnin pankarta në selinë e kësaj partie, kanë ardhur edhe sulmet tjera, por kësaj radhe nëpërmjet shkrimeve në Facebook.

Anëtarë e aktivistë të PDK-së, siç duket i ka nervozuar një shkrim i Drejtorit të KDI-së, Ismet Kryeziu kur ironizoi me vendimin e të parit të PDK-së, Kadri Veseli, se do të largohen nga institucionet e vendit gjithë ata zyrtarë që kanë aktakuza.

“A mos kemi gjykata që ju dënojnë a?! Kënd e kanë dënuar gjykatat tona për me ju dënuar juve?! Çka po ja u nin, ktheheni përsëri, dhe atë fitimtar ndaj korrupsionit”, shkroi Kryeziu.

E pikërisht për këtë, anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi ka hedhur kritika ndaj Kryeziut. Ai nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se është pa pranueshme dhe jo etike që një shoqëri civile të reagojë me injorancë e politizim ndaj një vendimi të madh drejtë reformave të Veselit.

“Ismet Kryeziu “a t’i vrasim” krejt! Moralisht, prita mbështetje dhe vlersim të lart! Por, është e pa pranueshme dhe jo etike që një shoqëri civile të reagoj me injoranc e politizim ndaj një vendimi të madh drejtë reformave të Kryetarit Kadri Veseli, jo vetem për PDK-në, por edhe për Kosovën! Prandaj kjo dëshmon se: Nuk mundë të quhet shoqëri civile në Kosovë, derisa veprimet e tyre jan politike apo të dirigjuara nga politika!”, ka shkruar ai.

E për këtë, Kryeziu ka reaguar sërish në profilin e tij në Facebook.

“Doreheqja ose lirimi nga pozitat publike te zyrtareve me aktakuza per korrupsion ose nepotizem, eshte A-ja e standarteve edhe etikes, ne politike dhe ne jeten publike. Si pergjigje per disa zyrtare partiak te PDK-se, qe me paskan ba tag me disa statusa dhe paskan pritur aplaudim. Ndjehem i ofenduar nese pritni aplaudim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kreu i PDK-së sot ka konfirmuar se partia që drejton nuk do të kandidojë e as nuk do të mbështesë kandidatët e asnjë subjekti politik që kanë aktakuza të konfirmuara.

Veseli po ashtu ka liruar nga detyra edhe të gjithë të zgjedhurit brenda strukturave drejtuese të PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara dhe ky pezullim i funksioneve të tyre siç tha ai, vlen deri në aktgjykime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat