Profesori për ikjen e qytetarëve: Po largohen nga grabitqarët e pushtetit

Aktuale

Profesori për ikjen e qytetarëve: Po largohen nga grabitqarët e pushtetit

Nga: G.B Më: 27 qershor 2019 Në ora: 14:56
Prof. dr Binak Maxharraj

Profesor Binak Maxharraj ka komentuar ikjen e qytetarëve nga Kosova, duke thënë se Kosova ishte nën pushtim e tani po udhëhiqet nga grabitqarët, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se njerëzit po ikin, ndërsa që po kthehen kafshët.

Postimi i tij i plotë:

Njerëzit po ikin, por po kthehen kafshët (arushat dhe ujqit)

Kjo Kosova e jonë kishte pas nafakë të keqe.

Njëherë na sunduan për 500 turqit, për 100 vjet na sunduan shkijet dhe shqiptarët vazhdimisht po ikin nga atdheu nga zullumet në vazhdimësi.

Por zullumi nuk iu nda Kosoës edhe tash kur po na sundojnë shqiptarët që po e vjedhin dhe po e plaçkitin Kosovën.

Nga kjo Kosova po zbrazet, po ikin nga zullumi i këtyre grabitqarëve të pushtetit.

Derisa njerëzit po ikin nga Kosova në vend të tyre po vijnë arushat dhe ujqit.

Një ditë do te na rrasën edhe nëpër shtëpitë tona te zbrazëta.

Kështu e ka kjo jetë, Kosovës dhe shqiptarëve kurrë nuk ju nda zullumi si nga turku si nga shaku si nga na vetë shqiptarët.

Zullum pas zullumi e tashti Kosovës iu shtua edhe zullumi nga arushat dhe ujqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat