Motoristët e rrezikshëm serbë nisen drejt Kosovës, pritet të ndalohen në kufi

Aktuale

Motoristët e rrezikshëm serbë nisen drejt Kosovës, pritet të ndalohen në kufi

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 15:48
Grupi motoristësh nga Serbia

Një grup motoristësh nga Serbia janë nisur drejt Kosovës.

Para takimit, ata janë pritur nga nënkryetari i Kuvendit Komunal të Beogradit, Goran Vesiq.

Të njëjtit konsiderohen si një grup mjaft i gjerë dhe me prirje për shkaktimin e trazirave.

Shpesh herë, ky grup nga mediat në Serbi është cilësuar si grup kriminal.

Mirëpo ky grup nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës.

Kështu ka konfirmuar  Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit.

Ai ka thënë se Kosova nuk e lejon asnjë grup të organizuar që pretendon prishjen e rendit publik.

“Kosova është vend ku respektohen të drejtat e njeriut për dallim prej shtetit të Serbisë, megjithatë Kosova nuk lejon asnjë grup të organizuar që pretendon prishjen e rendit publik, pamarrë parasysh etninë”, ka bërë të ditur Zyberaj.

Detaje të tjera nëse ky grup ka mbërritur në kufi ende nuk dihen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat