Serbët ia shohin të madhe Gjukanoviqit për takimin me ambasadorin e Kosovës

Aktuale

Serbët ia shohin të madhe Gjukanoviqit për takimin me ambasadorin e Kosovës

Nga: F.B Më: 29 qershor 2019 Në ora: 11:32
Milo Gjukanoviq

Mediat në Serbi kanë theksuar se deklaratat e tij nuk kanë masë dhe këtë nuk është dashur ta thotë, shkruan “Expreso” përcjell “Bota Sot” 

Presidenti malazez Milo Gjukanoviq në takim me ambasadorin e Kosovës në Podgoricë Skender Durmishi ka mbështetur përtëritjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës  në kohën sa më zë shpejtë të mundshme dhe kërkesën për përgjegjësi ndja regjionit fhje perspektivës evropiane të dy vendeve.

Gjukanoviq ka thënë në bisedë me Durmishin të cilin e prit në takimin përshëndetës pasi ka mbaruar mandatin duke nënvizuar se “Mali i Zi do të vazhdoj të mbetet partner konstruktiv, duke ditur gjendjen delikate të çështjes së Kosovës por edhe rëndësinë e madhe që ka për stabilitet në regjion dhe në të tërësi.

"Mali i Zi përcjell me vëmendje gjendjen në Kosovë nga këndvështrimi i raporteve  miqësore dhe fqinjësore, por me dëshirën që ekziston që regjioni sa më parë të merr epilogun në interes të gjithëve ", ka thënë Gjukanoviq është kumtuar në kabinetin e presidentit.

Ai vlerësoi se hyrja në fuqi e marrëveshjes së kufijve dhe hapja e Qendrës Zhvillimore malazeze në Kosovë  si dhe emërimi i konsullit të nderit janë procese që kanë forcuar besimin dhe avancuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat