Thaçi iu reagon deputetëve pasi ata nuk e votuan draft-rezolutën për Preshevën

Aktuale

Thaçi iu reagon deputetëve pasi ata nuk e votuan draft-rezolutën për Preshevën

Nga: D.RR Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:49
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka publikuar draft-rezolutën që ia ka dërguar Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim, ndonëse në mungesë korumi, ajo nuk u miratua.

Thaçi u bën thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Postimi i plotë:

Kjo është draft-rezoluta që ia kam dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne e kemi obligim që t’i mbështesim në realizimin e kërkesave të tyre! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat