Skot: ShBA është vend mik serb në rrugën drejtë BE-së

Aktuale

Skot: ShBA është vend mik serb në rrugën drejtë BE-së

Nga: Fatmir Beka Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:24
Kajl Skot

Në rezidencën e ambasadorit amerikan sot është mbajtur dita e pavarësisë së këtij vendi, ku merrnin pjesë kryeministrja Ana Brnabiç, patriarku Irinej edhe ministra tjerë të Qeverisë së Serbisë, pjesa e opozitës edhe mysafir tjerë nga shoqëria civile, shkruan “novosti” përcjell “Bota Sot”.

Rruga për anëtarësim në BE është ndërmarrje që kërkon të gjithë energjinë dhe vullnetin e këtij kombi. Ajo rrugë nuk është e lehtë dhe kërkon punë të përkushtuar, viktimizim dhe kompromis. Por ju siguroj të gjithë juve miqve serb se në këtë rrugë ShBA janë miqtë tuaj dhe bashkudhëtarë dhe jam i sigurt se Serbia nëse i përkushtohet me kujdes do arrij në shtëpinë evropiane ku meriton” ka thënë Kajl Skot ambasadori amerikan në largim në Serbi.

Këtë deklarata ai ë bëri në takimin tradicional në rezidencën e ambasadës në Beograd me rastin e Ditës së pavarësisë së ShBA-ve – festës amerikane 4 korrik.

Në fillim marinsat kanë bërë pranim-dorëzimin e flamurit ambasadorit Skot, më pas janë intonuar himnet respektive të dy vendeve.

Duke folur për rrugën e deritashme Skot ka përkujtuar se ShBA sot feston 243 vjet nga shpallja e pavarësisë dhe 50 vjetori nga “viti thyerjes” në vitin 1969 që llogaritet rilindje e stinës së re ".

“Kam pasur nderin të punoj me ju si njerëz të mrekullueshëm me serbë dhe amerikanë të përkushtuar në avancimin e raporteve serbo-amerikane” ka thënë Skot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat