Veber: Borel do ndihmoj Beogradin që të kuptoj “realitetin e Kosovës së pavarur”

Aktuale

Veber: Borel do ndihmoj Beogradin që të kuptoj “realitetin e Kosovës së pavarur”

Nga: Fatmir Beka Më: 4 korrik 2019 Në ora: 20:49
Bodo Veber

Analisti gjerman Bodo Veber vlerëson se Zhosep Borel, kandidat për shefin e diplomacisë së BE-së do të ndihmoj Beogradin që të kuptoj si thuhet “realitetin e Kosovës së pavarur”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Veber, që njihet si njohës i mirë i rrethanave në Ballkan mendon se pranimi i realitetit është mënyra e vetme që të arrihet marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse që do të siguroj paqe në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Ndonëse Borel nga Spanja vendi që nuk ka pranuar Kosovën, ai është person i vlerave të larta evropiane ka thënë Veber duke përkujtuar se ministri spanjoll i punëve të jashtme u deklaruar kundër shkëmbimit të territoreve.

Veber mendon se diplomacia spanjolle do të lehtësoj Beogradit punën  në bërjen e hapave të vështirë në dialogun me Prishtinën.

"Si katalonas ai mjaft mirë e di sa mund të jenë të rrezikshme zgjidhjet etnike territoriale” ka thënë Veber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat