Eliot Engel, po paralajmëron një lloj rreziku preventiv në raport me Serbinë

Aktuale

Eliot Engel, po paralajmëron një lloj rreziku preventiv në raport me Serbinë

Nga: Z.B Më: 5 korrik 2019 Në ora: 10:51
Eliot Engel

Profesori Fadil Maloku, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se kongresist Eliot Engel, po paralajmëron një lloj rreziku preventiv në raport me Serbinë, ngase, sic thotë ai, modifikimi i raportit të një pjese të administratës aktuale amerikane (sidomos ai i këshilltarit të Presidentit Xhon Bolton) më së miri e dëshmon ky shqetësim i tij.

“Them kështu sepse, si kongresit që publiku amerikan ka besim të konsiderueshëm në të, është ne burim të informatave për “arkitekturën” e re globale amerikane. Është e arsyeshme dhe e kuptueshme, që tema e Kosovës nuk figuron ka ca kohë në “tavolinën e dhomës ovale” të Presidentit Trump, shkaku i zhvillimeve globale (taksat ndaj Iranit, Rusisë, Evropës, muri me Meksiken, invazioni me emigrant, etj.)”
 

Image
Profesori Fadil Maloku

Tutje, Maloku thotë se edhe atyre kontinentale mos rrumbullakimi i Projektit të BE-në, dhe telashet me Brex-itin e Britanisë.

Sipas tij, rikonfigurimi i Ballkanit pa mëdyshje që reflekton dhe është i ndikuar nga këto procese e zhvillime aktuale. Aq me pak Kosova dhe vendet tjera, që pak a shumë në politiken e jashtme amerikane që moti janë identifikuar si tema dhe probleme ekskluzive europine.

Maloku thotë se për të më shumë shqetësuese, janë agjendat e politikes gjithëshqiptare, në raport me këto ndryshime globale e kontinentale, se sa raporti shqiptaro amerikan.


“Them kështu se elitat shqiptare, duhet të fillojnë të ndërtojnë Projekte ofertuese, për shumë probleme rajonale e lokale. E jo vetëm të presin të gatshme, ide dhe synime nga aleatet. Sepse, në politikë është dëshmi e gjallë se nuk ka miqësi të përjetshme, por vetëm interesa të përjetshme! Natyrisht, këtë synimin dhe frymën e interesit afatgjate, nuk mundemi me e ndërtua, e aq me pak me e realizua me kastat aktuale që janë shumë të kriminalizuara dhe te korruptuara”, përfundoi Maloku.

Ndryshe, kongresmeni amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, dje ka qëndruar në Kosovë.

Ai ka marrë pjesë në manifestimet me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe përurimin e ndërtesës së ambasadës amerikane në Prishtinë.

Eliot Engel njihet si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat