Pasuria e Edita Tahirit, 'zhytet' në borxhe për studime

Aktuale

Pasuria e Edita Tahirit, 'zhytet' në borxhe për studime

Nga: H.O. Më: 6 korrik 2019 Në ora: 07:53
Edita Tahiri

Ish kryenegociatorja e dialogut të Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri ka deklaruar pasurinë e saj në AKK. Ajo ka deklaruar pasurinë dy vite më parë, gjatë vitit 2017.

Nga deklarimi i saj, doli të ketë një shtëpi, tokë dhe truall në vlerën 505 mijë euro, në pronësi të familjes së saj.

Ndërkaq vozit një veturë Opel Astra në vlerën 12 mijë euro.

Tahiri mban rreth 550 euro para të gatshme në bank, derisa ka mbi 23 mijë euro borxhe. Prej tyre, edhe 3100 dollarë ndaj Hardvard University, një kredi për studime, që përfundon në vitin 2020.

Të hyrat vjetore nga paga dhe meditjet arrijnë vlerën mbi 20 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat