Kjo është letra e vajzës së Adem Jasharit drejtuar ish drejtorit të PTK-së, Agron Mustafës

Aktuale

Kjo është letra e vajzës së Adem Jasharit drejtuar ish drejtorit të PTK-së, Agron Mustafës

Nga: D.RR Më: 6 korrik 2019 Në ora: 10:24
Kjo është letra e vajzës së Adem Jasharit drejtuar ish drejtorit të PTK-së, Agron Mustafës

Deputeti Milaim Zeka, në një përballje me ish shefin e telekomit, Agron Mustafën, e ka akuzuar këtë të fundit se e ka larguar nga puna Shqipe Jasharin, vajzën e komandantit legjendar, Adem Jashari, përcjellë “Bota sot”.

Zeka thotë se Shqipe Jashari ia kishte drejtuar një letër Mustafës, ku e akuzonte për mos respekt dhe keqpërdorim të emrit të familjes së tyre.

Por, Mustafa nuk ka dashur të flasë lidhur me këtë, duke thënë se rasti është i ndjeshëm, e në të njëjtën kohë është betuar se ai nuk e ka larguar Shqipe Jasharin nga puna.

Letra e Shqipe Jasharit, sipas Milaim Zekës:

Agron Mustafa po bën përpjekje që përmes mekanizmave të njohura, vazhdimisht po e keqpërdor emrin e familjes sonë. E lus që mos ta zë në gojë familjen time për interesa të ndyra. Punëtorët janë diskriminuar dhe janë fyer në dinjitet dhe krenari. Me ardhjen e Mustafës ka marrë përmasa shqetësuese kjo gjë në Postë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat