Pas raportimit në media se shumë nga kandidatët për noter që kaluan testin, janë zyrtar të PDK-së dhe të afërm të zyrtarëve të lartë të PDK-së, ka reaguar analisti Agron Demi.
Ai në një shënim në Facebook tha se ata kanë informata për secilin qytetarë të Kosovës.
Demi këtë e ka quajtur kapje të plotë të shtetit nga ana e PDK-së.
Reagimi i plotë:
Noterët janë të parët dhe të vetmit që, sipas një raporti të SIGMA, kanë qasje në të gjitha databazat e shtetit. Ata mund të nxjerrin çfarëdo informacioni, për secilin qytetarë të Kosovës.
Tu e mbushë noterinë me militant partishë e gra të politikanëve, edhe me dalë prej pushtetit partitë kanë qasje në informacionet personale të të gjithë neve.
Kapja e shtetit nuk ka brina, qeshtu duket diqysh.