Thaçi ka ngushëlluar familjen e doktor Gazmend Shaqirit

Aktuale

Thaçi ka ngushëlluar familjen e doktor Gazmend Shaqirit

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:56
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e doktor Gazmend Shaqirit, përcjell “Bota sot”.

Thaçi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se doktor Gazmendi me kontributin e tij në shëndetësi, por edhe me angazhimet e tij të përgjithshme në shoqëri ka treguar çfarë është të jesh profesionist.

Ndryshe, sot pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë profesori nga Kosova ,Dr. Gazmend Shaqiri.

Postimi i plotë:

Ngushëllime familjes Shaqiri dhe kolegëve e miqve për vdekjen e doktor Gazmendit. Shteti, shoqëria, ndërtohen kur secili prej nesh bën më të mirën në profesionin e vet. Doktor Gazmendi me kontributin e tij në shëndetësi, por edhe me angazhimet e tij të përgjithshme në shoqëri, ka treguar çfarë është të jesh profesionist. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat